Ekipi sot filloi përgatitjet për ndeshjen e ardhshme në Copa del Rey ndaj Gironas dhe lajmi më i mirë erdhi nga stërvitja e sotme ku në stërvitje të plotë me pjesën tjetër të ekipit janë rikthyer Kroos dhe Llorente. Të dy lojtarët pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së enjtes ndaj Gironas.
Gjithashtu shenja të mira rikthimi kanë edhe Bale dhe Asensio, por trajneri nuk dëshiron të rrezikojë me ta deri në javën e ardhshme kur do të rikuperohen plotësisht. Mesfusha e ekipit tani është e kompletuar ndërsa pjesa e dëmtimeve më shumë tani është tek sulmi pasi Bale, Asensio dhe Mariano janë ende të dëmtuar dhe po vazhdojnë me rikuperimin e tyre.