Pak ose shumë, askush nuk mund të dyshojë që Santiago Solari është duke u përpjekur të lëjë shenjat e tij në këtë Real Madrid. Që nga koha kur ka arritur argjentinasi ka bërë 7 vendime mjaft të disktueshme brenda ekipit.
1) Roli i portjerit
Argjentinasi nuk ka lënë hapësirë për asnjë dyshim që nga koha kur erdhi në krye të ekipit. Përfundoi ndryshimet mes Courtois dhe Navas që i bënte Lopetegui. Solari starton me Courtois në La Liga dhe Champions ndërsa në Copa me Navas.
2) Një mesfushor defanziv
Dëmtimi i Casemiros në debutimin e Solarit ndaj Valladolidit, e shtyu atë të provojë Ceballos në ndeshjen ndaj Eibar, por që pas asaj ndeshje nuk e provoi atë pasi startoi me Marcos Llorente. Llorente startoi ndaj Romas dhe ishte lojtar kyc i ekipit në triumfin në Kupën e botës për Klube.
3) Nuk llogarit në Iscon
Tema më e diskutueshme që nga koha e Solarit ka qenë e Iscos. Spanjolli është i rregullt në stol dhe është bërë opsioni i tretë apo i katërt prapa të rinjëve si Vinicius dhe Valverde.
4) Vinicius, po luan më shumë
Që nga dita e parë e Solarit, Vinicius Junior po luan më shumë. Ai e përdorte edhe në Castilla sa ishte Lopetegui trajner por tani në ekipin e parë atij i ka dhënë minuta të mjaftueshme dhe braziliani e ka shpërblyer trajneri me shkëlqimin e tij. Edhe pse i mungon përvoja, Vini ka shënuar, ka dribluar, asistuar. Mbi të gjitha ai ka fituar dashurinë e tifozëve dhe është i uritur për suksese.
5) Valverde, jo një lojtar i planit B
Uruguajani, i thirrur në ekipin e parë që të jetë si një plan B, ka fituar peshë në lojën e ekipit. Ai po tregon personalitet në momentet e komplikuara sic ishte ndeshja ndaj Betisit.
6) Ndeshje me 3 qendërmbrojtës
Në një ndeshje ku Madridi duhej të mbijetonte ose do të shpëtonte, Solari luajti me 3 qendërmbrojtës. Ishte ndaj Betisit në Villamarin ku Solari startoi me Nacho, Ramos dhe Varane në qendër të mbrojtjes. Ky vendim i Solarit mund të përsëritet edhe në ndeshjet e tjera të këtij sezoni.
7) Reguilon luan më shumë se Marcelo
Të vendosësh Marcelon në stol, njëri nga kapitenët dhe lojtarët më me shumë ndikim në ekip, është një vendim shumë më i vështirë sesa që ishte për Iscon. Braziliani për herë të parë është ulur në stol nga një trajner dhe Reguilon i ka zënë vendin atij me performancat e mira në ndeshjet e fundit.