Real Madridi tashmë ka fituar të gjitha pikët e mundshme në dy ndeshjet e fundit në La Liga, megjithëse kundërshtarët me të cilën u përballë ishin të vështirë si Betisi dhe Sevilla.
Ata kanë faluar testet andaluziane fal vendimeve të Santiago Solarit.
Trajneri ishte mjaftë guximtar në ndeshjen si mysafirë kundër Betisit të dielën e kaluar, kur luajti me 3 qendër-mbrojtës dhe duke lënë jashtë Iscon dhe Marcelon, por kjo funksionoi dhe ata fituan me rezultat 2 – 1.
Këtë të shtune, argjentinasi edhe njëherë la jashtë dy lojtarët në fjalë dhe përsëri dolën me 3 pikë nga Bernabeu.
Besimi i tij në të rinjtë si Dani Ceballos dhe Sergio Reguilon është shpërblyer, ndërsa edhe Vinicius dhe Karim Benzema po e paguajnë besimin e trajnerit.