Kristof Terreur, gazetari belg i cili jeton në Londër ka dhënë një lajm më shumë në lidhje me të ardhmen e Eden Hazard.
Këto ishin fjalët e Terreur në një emision sportiv në Angli: ”Hazard ka refuzuar dy oferta për të rinovuar me Chelsean dhe thotë se nuk dëshironë asgjë të nënshkruajë tani. Kjo do të thotë se ai po pret Real Madridin. Të gjithë e dinë se Madridi është i interesuar për të. Ai po e pret Madridin. Ata duhet të bëjnë një thirrje sic e bënë në verën e kaluar.”