Gjatë ditës së sotme, Santiago Solari dha një intervistë për media para ndeshjes ktheyese ndaj Leganes në kuadër të Copa del Rey, e cila do të luhet nesër.
Tekniku Madrilen ka konfirmuar se 4 lojtarët e ekipit: Kroos, Asensio, Courtois dhe Llorente janë shumë afër rikthimit në stërvitje të plota me pjesën tjetër të skuadrës.
Rikujtojmë që ekipi këtë sezon ka pësuar më shumë se 30 dëmtime dhe mallkimi i dëmtimeve vazhdoi edhe në ndeshjet e fundit ku pësoi Benzema, Vallejo dhe Mariano.