Infermeria e ekipit vazhdon t’i jep lajme të këqija Santiago Solarit, i cili tani ka një dhimbje koke për Benzeman, pasi pësoi një frakturë në gishtin e dores së tij në ndeshjen e fundit ndaj Real Betisit në la Liga.
Dëmtimi i Benzemas është dëmtimi i 33’të i ekipit këtë sezon, dicka që i ka ndodhur ekipit edhe në sezonin e kaluar ku lojtarët Madrilen kishin pësuar plot 36’të dëmtime. Ky mallkim i dëmtimeve e ka detyruar stafin teknik që të luajë me lojtarët që ka në dispozicion dhe të nxjerrë rezultatet më të mira me ta.
24 dëmtime muskulare dhe 9 të tjera kanë qenë dëmtimet e ekipit këtë sezon dhe kjo padyshim se ka ndikuar edhe në rezultatet e ekipit si dhe renditjen tabelare në la Liga.