Real Betisi është e njohur për mbajtjen e topit dhe ata e bënë këtë edhe mbrëmë kundër Real Madridit, me andaluzianët që kishin 74% të posedimit të topit kundrejt mysafirëve që kishin 26%.
Kjo ishte përqindja më e vogël e posedimit të topit që nga El Clasico-ja e 2011-tës, kur ata kishin vetëm 23%.
Poashtu, mbrëmë, Real Betisi kompletoi 713 pasime në krahasim me Los Blancos që kompletuan vetëm 254 pasime.
Sidoqoftë, pavarësisht se si shënojnë statistikat e ndeshjes, skuadra e Solarit i’a arriti të fitonte ndeshje me rezultat 2 – 1.