Shpresat e Jesus Vallejos për t’a rikthyer mbrapshtë epokën e suksesshme të karrierës së tij përsëri u hudhën në ‘shportë’, me lojtarin që nuk mundi t’a përfundojë seancën e sotme stërvitore.
Vallejo e la qendrën stërvitore në Valdebebas me lot, teksa Santiago Solari bëri më të mirën për t’a ngushulluar atë.
22 vjeçari ka pasur vetëm dy paraqitje për Los Blancos këtë sezon, kundër Melillas në Copa del Rey në tetor dhe kundër CSKA Moscow-it në Champions League në dhjetor.
Ky është dëmtimi i tij i kartërt muskulor deri më tani këtë sezon – ku testet e kryera këtë pasdite do të përcaktojnë shkallën e këtij lëndimi.
Ndeshja e të mërkurës në Copa del Rey kundër Leganesit do kishte qenë mundësi e përkryer për Vallejon që të përfitonte disa mintua në fushë, mirëpo siç duket fati i’a ka mbyllur derën mbrojtësit.