Pas fjalosjes në pjesën e dytë mes Bartras dhe Viniciusit mbrëmë, mbrojtësi i Real Betisit këshilloi se ai ka edhe shumë për të mësuar në lojë.
Një ndërhyrje e fortë nga ish-lojtari i Real Madridit rezultoi me një përgjigje nervozizmi nga Vinicius me të dy palët që shkëmbyen disa fjalë.
Ndërkohë që, mbrojtësi katalansa për mediat pas ndeshjes tregoi se çfarë fjalë pranoi nga sulmuesi.
“Vinicius ishte në fushë i shtrirë më gjatë se sa ishte i çuar në këmbët e tij, kështu që i kërkova të mos e hidhte vetën ashtu në fushë,” zbuloi Bartra.
“Ai më tha mua bir i k****s, vetëm le të themi se ai foli rreth nënës time tri herë. Kështu që, ai ka shumë për të mësuar dhe nuk mendoj se sjelljet e tij i takojnë një lojtari të Real Madridit,” tha Bartra.