Me shumë mungesa por me një optimizëm dhe dëshirë për të bërë mirë, skuadra është nisur sot për në Sevilla, aty ku do të përballet me Real Betis (20:45h).
Tekniku Solari do të duhet të ‘shpikë’ një formacion krejtësisht ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim deri më tani teksa mungesat në skuadër janë të shumta:
- Gareth Bale
- Marco Asensio
- Lucas Vazquez
- Toni Kroos
- Thibaut Courtois
- Mariano Diaz
- Marcos Llorente
Gjithsesi, lajmi i mirë është që Vinicius Junior është futur në listën e të ftuarëve pavarësisht faktit që dje u raportua që vuan nga një grip i fortë dhe mund të jetë një mungesë sot.
Lista e lojtarëve të ftuar:
Portier: Keylor Navas, Luca Zidane dhe Kiko Casilla.
Mbrojtës: Dani Carvajal, Jesus Vallejo, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola dhe Sergio Reguilon.
Mesfushor: Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco, Dani Ceballos dhe Brahim Diaz.
Sulmues: Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Cristo.