Dani Ceballos ishte protagonisti absolut i ndeshjes së sontme. Mesfushori Andaluzian u rikthye në Villamarin në një natë ku u vërshëllye, bëri një performancë të mirë për aq sa luajti dhe ndryshoi fatin e ndeshjes duke shënuar një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.
Fitorja: ”Kanë qenë tre pikë shumë të vuajtura, janë pikë të arta. Kemi patur senzacione të mira.”
Mungesa e golit: ”U futa në fushë me shumë vetëbesim. Doja të tregoja veten dhe Sergio Ramos e dinte, më tha që do shënoj nga ajo goditje. Ishte Pau në portë, që e njoh nga kombëtarja dhe i kam shënuar gola të tillë. Është një fitore e madhe dhe jam i lumtur por më lëndojnë vërshëllimat.”
Pritja nga tifozët: ”Është një fushë që më ka dhënë gjithçka, jam rritur këtu dhe nuk e prisja këtë trajtim, por besoj që ky nuk është momenti për të folur dhe tani duhet të shijojmë këtë fitore. Largohem me një shije të hidhur për faktin që nuk e kam dashurinë e atyre që ishin tifozët e mi gjatë një kohe të gjatë.”