Pas shënimit të një hat-tricki kundër Celta Vigos, sulmuesi i Rayo Vallecanos, Raul de Domas bëri të qartë se largimi nga Real Madridi në form huazimi ishte vendim i tij personal, pavarësisht përpjekjeve për t’a bindur atë që të qendrojë.
Julen Lopetegui i bëri të qartë lojtarit se ai dëshironte që ai të përfshihej në skuadrën e tij, por De Tomas dëshironte të luante sa më shumë që të ishte e mundur, kështu që u ikthye në Vallecas, aty ku kishte qenë edhe sezonin e kaluar.
“Unë mund të isha te Real Madridi (këtë sezon). Lopetegui dëshironte që unë të qendroja, por unë jam një person kompetitiv që nuk desha të kaloj vitin duke u ulur në stol,” tha ai për COPE-n.
“Do më jipeshin disa shanse, por tani duke luajtur vazhdimisht siç jam aktualisht është ajo që vërtetë ju ndihmon të zhvilloheni dhe për këtë arsye kam dashur të jem këtu,” tha në fund sulmuesi në fjalë.
De Tomas ka shënuar tetë gola në kampionat këtë sezon në 16 ndeshje, që është dy më shumë se golashënuesi më i mirë i Real Madridit, Karim Benzema që numëron 6 të tillë.