Real Madridi është stërvitur sot në mëngjes para ndeshjes së tyre të dielës kundër Real Betisit, por që në mesin e tyre ishte edhe një tjetër mungesë, Vinicius Junior i cili po vuante nga simptomat e gripit.
Vinicius po priste që ai të luante ndeshjen e parë si startues si mysafirë në kampionatin spanjoll kundër Betisit.
Pjesa tjetër e stërvitjes shkoi mirë dhe normalisht, përveç Toni Kroos, Marco Asensio, Marcos Llorente, Gareth Bale, Thibaut Courtois dhe Mariano Diaz, të cilët po vazhdojnë me procesin e rikuperimeve.
Real Madridi do të përballet me Betisin të dielën me fillim nga ora 20:45, por që edhe pa Vinicius.