Sergio Ramos sot mori një cmim nga komuniteti i Madridit për të arriturat në sport gjatë vitit të kaluar, 2018 dhe pas përfundimit tëkësaj ceremonie ai dha një intervistë në të cilën foli për këto tema.
Golin e tij të 100’të
”Goli njihet më i mirë për galerinë, përballet me njerëzit. Mbrojtësit duhet t’i shmangin golat , por unë kam shënuar gola të rëndësishëm dhe kjo është shumë e dobishme pasi kam qenë në gjendje të ndihmojë ekipin tim për të fituar tituj. Goli i 100’të është dicka e mrekullueshme. Kështu mund t’i bëj ato festimet qëmë pëlqejnë shumë.”
Respektimi e një nënshkrimi të mundshëm?
”Ju e dini se nuk është një cështje e imja, nuk varet nga ne. Unë i shoh vetëm në stërvitje.”
Ecuria e ekipit
”Futbolli është me rezultatet dhe e dimë se kriza e Real Madridit është të barazosh në dy ndeshje. Duhet të përmirësohemi në cdo gjë që mundemi, të kemi rezultate të mira në mënyrë që e gjithë bota të qetësohet, dhe para së gjithash të bashkohemi me Bernabeun pasi jemi më të distancuar. Ne kemi qenë gjithmonë një duhet t’a rikuperojmë këtë”
Tema ‘Isco’?
”Situatë e komplikuar. Gjithkush dëshiron të luajë. Vendimet janë të trajnerit. Gjithnjë flitet për një 9, një portjerë. Ky është Real Madridit. Ne duhet t’a ushqejmë shtypin dhe kjo është ajo që po bëjmë, kështu që mos u mërziteni.”