Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për Correio da Manha, dhe iu është përgjigjur informacioneve të ndryshme në lidhje me lajmet e ditëve të fundit që thonin se mund të rikthehet në Bernabeu nga sezoni i ardhshëm.
Tekniku Portugez i cili para disa javësh u shkarkua nga Manchester United, aktualisht i papunë, tha se nëse një ekip kërkon të rikthejë atë është sepse ka bërë punë të mirë atje.
”Kur kthehet një trajner ose një lojtar, do të thotë se ai ka bërë dicka pozitive, e ndjeva kur erdha te Chelsea. Kur një profesionist kthehet ose i ofrohet rikthimi në klub, është një nder i cmendur. Nuk është një bast i verbër, klubet janë duke u përpjekur të punësojnë një lojtar ose trajner që tashmë e njohin, i cili ka qenë atje dhe e njohin vlerën e atij personi.”, ishin fjalët e Mourinhos.
Në fund ai përjashtoi mundësin që të udhëheqë Benfican duke thënë se nuk e ka ndërmend të punoj në vendlindjen e tij, në Portugali.