Dera është e hapur. Nuk është e mbyllur plotësisht. Dështimet e fundit të ekipit të Solarit kanë dështuar për të ndryshuar situatën, por tani nuk është aq e zbehtë arritja e një sulmuesi të ri, një pozitë që Madridizmi e konsideron t’a përforcojë menjëherë.
Ideja e ditëve më parë se Brahim Diaz është nënshkrimi i parë dhe i fundit i ekipit për merkaton dimërore duket se mund të ndryshojë. Klubi nuk dëshiron të ndryshojë shumë stafin por mungesa e rezultateve mund ti detyrojë që të ndryshojë kjo.
Benzema është rikthyer por kontributi i tij nuk mjafton. Pa Bale në fushë, Francezi është më i varfër dhe duhet të udhëheqë gjithë sulmin pasi edhe Mariano është i dëmtuar. Vinicius po dëshmonë se ka aftësi të shkëlqyeshme por Florentino Perez ende mendon se mund të arrijë të transferojë njërin nga Neymar apo Hazard.
Ideja është që të ndjeken lojtarët që po shkëlqejnë në kohët e fundit dhe që janë për të tashmen dhe të ardhmen. Preferohet sulmuesi i Leipzig, Timo Werner, por nuk përjashtohen as ndonjëri nga tre sulmuesit e tjerë në formë të mirë: Piatek (Genoa), Icardi (Inter) dhe Jovic (Eintracht Frankfurt)