Isco nuk po kalon momentet e tij më të mira në Real Madrid. Megjithëse në kohën e Lopeteguit ishte i pazëvëndësueshëm në formacionin titullar, në kohën e tashme të Solarit ai vazhdimisht po fillon ndeshjet nga stoli madje edhe në Copa del Rey ku rregullisht luajnë ata që kanë luajtur më pak minuta.
Mbrëmë Isco filloi ndeshjen nga stoli dhe dukej totalisht i shqetësuar për gjendjen e tij aktuale në Madrid. Kamerat e ndeshjes kanë kapur një Isco të mërzitur duke qëndruar i vetmuar në stol dhe duke pritur momentin për t’u inkuadruar në fushë. Spanjolli u inkuadrua në fushë në minutën e 71’të në vendin e Vazquez.
Kjo ishte gjendja e Iscos të mërzitur në stol mbrëmë ndaj Leganes: