Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Brahim Diaz dikur ishte një mbledhës i topave në Malaga gjatë kohës kur edhe Isco luante në La Rosaleda.
Këtë të hënë, Brahim Diaz u bë bashkëlojtar i Iscos në Real Madrid, duke u bashkuar me një nga lojtarët shembuj të tij të fëmijërisë.
Më shumë se dy vjet më parë, Brahim postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihej si mbledhës i topave në sfond duke u buzëqeshur pasi Isco dhe Santi Cazorla po festonin një gol të Malagas.
“Gjithmonë kam dashur të jem një futbollist profesionist,” kishte shkruar ai në atë kohë.