Luka Modric u shfaq përpara mediave pas humbjes 2-0 ndaj Sociedad në shtëpi. Kroati bëri auto-kritikun dhe foli shumë qartë.
Situata e ekipit: ”Shumë prej nesh nuk jemi në nivelin tonë, nuk mund të kesh një lëshim të tillë çdoherë në fillim të çdo ndeshje.”
Çfarë ndodhë në Madrid?: ”Duhet të flasim qartë, nuk është çështje fati. Krijojmë shumë, por topi nuk futet në rrjetë dhe pësojmë gola. Ka arsye që shpjegojnë pse gjërat nuk shkojnë siç duhet.”
Arbitri: ”Nuk ka patur ditën e tij por problemi ynë nuk është arbitri apo VAR-i, edhe pse nuk na ka ndihmuar aspak. Problemi është tek ne.”
VAR: ”Arbitri më tha që nga lartë i kishin komunikuar që nuk ka penallti. Mua më duket e pabesueshme që nuk e kanë ri-shikuar, por tashmë është e kaluar. Në Spanjë janë pak të hutuar me VAR-in dhe duket që me Realin kanë më tepër frikë, por nuk dua të flas më tepër për këtë.”
E ardhmja: ”Duhet të përmirësohemi shumë, jemi në një moment aspak të mirë. Duhet të jemi më të bashkuar dhe të luajmë si skuadër në fushë. Nuk duhet folur për La Ligan nëse është e humbur, duhet shkuar ndeshje pas ndeshje. Duhet të ulemi si burra dhe të rregullojmë gjërat.”