Real Madridi do të kompletojë zyrtarisht nënshkrimin e Brahim Diaz nga Manchester City të hënën më 7 janar, me një marrëveshje tashmë të rënë dakord midis të gjitha paleve.
Mendohet që 19-vjeçari të ketë prezentimin e tij ose të hënën ose të martën, pasi të ketë kaluar testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij.
Marrëveshja do t’i kushtojë skuadrës madrilene 15 milionë euro, dhe gjithsej 20 milionë euro me bonuse.
Diaz do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të jetë menjëherë në dispozicion për trajnerin Santiago Solari.
Lojtari do të fitojë tre milionë euro në sezon dhe do të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur për Los Blancos, pasi që edhe hedhi poshtë disa oferta të vlefshme kohëve të fundit, siç ishte edhe ajo e Juventusit.