Real Madridi hapi dyert e Eestadio Alfredo di Stefano në seancën e fundit stërvitore të këtij viti në mëngjes, me 8,000 tifozë të pranishëm që ndiqën stërvitjen tradicionale të Krishtlindjeve të Los Blancos.
Trofetë e Kupës së Botës për Klube dhe Champions Leagues ishin poashtu të pranishme gjatë gjithë seancës dhe vëmendja e tifozëve tashmë është kthyer në muajin Maj të vitit të ardhshëm.
Siç duket ata janë të ‘etur’ edhe për një trofe të Champions Leagues, pasi që dëgjoheshin thirrjet ‘Shkoni për në Wanda!’, poashtu nuk munguan edhe thirrjet si ‘Ne duam të katëmbërdhjetën’!
Lojtarët arritën në fushë pas orës 11:00 ku i’u dha një pritje e ngrohtë, veçanërisht Sergio Ramosit, Luka Modricit, Gareth Balet, Karim Benzemas, Marcelos, Toni Kroosit dhe Iscos.