Viti ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme për Mariano Diazin, i cili nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në seancën e sotme të hapur stërvitore të Real Madridit në Estadio Alfredo di Stefano për shkak të një dëmtimi.
Mariano ka pasur një irritim të nervit të tij ishiadik dhe do të fillojë 2019-tën me procesin e rikuperimit.
Është e mundshme që lojtari të jetë jashtë fushave të gjelbërta për dhjetë ditë, pasi gjatë kësaj kohe do t’a zhvilloj procesin e tij të rikuperimit.
Përndryshe, sot klubi zhvilloi seancën përfundimtare të këtij viti me dyer të hapura, ku ishin të pranishëm rreth 8,000 tifozë.