Pasi ka lëvduar Cristiano Ronaldon si një profesionist i shkëlqyer dhe si person madhështor, Ricardo Kaka ka shpjeguar edhe problemet që kishte në kohën kur ishte tek Real Madridi – dëmtimet dhe Jose Mourinhon.
”Isha i bindur që Real Madridi do të ishte një eksperiencë e bukur, mendoj se isha i qëndrueshëm, shkova sa më larg që mundja, në limitet e mia,” shprehet Kaka për Grande Circulo de SporTV.
”Problemi im tek Real Madridi ishte fillimisht vazhdimësia dhe më pas trajneri, teksa shpenzova tre vite duke tentuar të bindja Mourinhon që duhej të kisha më shumë mundësi por ishte zgjedhja e tij, ishte diçka që nuk e kisha në kontrollin tim.”
”Në vitin e parë kisha një problem muskular, më pas ligamenti i gjurit dhe operimi. Isha jashtë aksionit për 6 muaj dhe kur u riktheva, aty gjeta Mourinhon.”
”Isha një profesionist i shkëlqyer dhe sot me plot kënaqësi mund të them që shkoj në Real Madrid dhe dyert për mua janë gjithmonë të hapura. Florentino më ka thënë që unë isha njëri ndër profesionistët më të mëdhenjë të klubit.”
Sapo Mourinho u largua, sidoqoftë, gjërat nuk shkuan më mirë për Brazilianin.
”Në sezonin 2013/14, me arritjen e Carlo Ancelottit, Florentino Perez dëshironte të rinovoje ekipin me lojtar nga akademija dhe me lojtar të rinjë dhe Ancelotti ishte shumë i qartë me mua.”
”Ai më tha që presidenti ka kërkuar që këta lojtar të luajnë dhe unë i thash që objektivi im është të kem minuta sepse dua të jem në kupën e botës, kështu që opsioni më i mirë ishte largimi.”
Me futbollin që gjithmonë rrotullohet, ishte e patjetërsueshme që Kaka do të kalonte përsëri në rrugën e Mourinhos.
”Nuk ka asnjë problem,” shtoi ai.
”Shkova në Manchester për një eveniment sportiv, qëndrova në të njëjtin hotel si ai dhe kemi folur për dy orë.”
”Mourinho është saktësisht ai që njerëzit shohin në kamera, kohë pas kohe është eksploziv por ai është ekstremisht inteligjent, një njeri shumë i përgaditur kështu që çdo gjë që njerëzit shohin nëpër intervistat e tij, është gjithçka e përgaditur më parë.”
Kaka nuk dëshiron të lejoje askënd të flasë keq për Ronaldon poashtu.
”Ai është super i kujdesshëm me të gjithë, në dhomat e zhveshjes njerëzit e dinë se si është,” thotë Braziliani.
”Po shkonim në Los Angeles për parasezonin dhe ai kërkoi nga dikush t’i bleje 15 celular në mënyrë që t’i shpërndaje me stafin që punonin për klubin.”
”Diçka shumë e thjeshtë dhe e përditshme por që tregon se çfarë njeriu është. Ai gjithmonë më ka ndihmuar, çdoherë më inkurajonte. Nuk kisha asnjëherë asnjë problem me dikënd të profesionit tim.”