Titulli i Kupës së botës për Klube, i ka zgjeruar dritaren ekipit të Madridit, dicka që po vlerësohet menjëherë dhe po flet shumë mirë në statistika. Nuk kishin qenë në formë të mirë në fillim të sezonit por tani janë këndellur lojtarët Madrilen, me timonin kryesor që e ka marrë mesfusha e ekipit.
Formula e vetme e besueshme është se linja e mesfushës që përvec lojës së mirë, po shënon edhe gola sic e bëri në ndeshjen e fundit, finalen e Kupës së botës për Klube ndaj Al Ain. Supergolat e Modric dhe Llorentes janë një lajm i shkëlqyeshëm për ekipin, dicka që mungonte në linjën e mesfushës që nga Isco. Kjo situatë zgjedh problemet e mungesës së golave të Benzemas dhe Bale, të cilët ende nuk po japin më të mirën e tyre në shënimin e golave. Nëse Madridi me në krye Solarin ka ndërmend të bëjë dicka më shumë këtë sezon, atëherë kontributi i mesfushës do të jetë vendimtar në këtë aspekt.