Real Madridi sonte fitoi titullin e tretë radhazi të Kupës së botës për Klube ndërsa ky titull i këtij kompeticioni ishte i 5’ti në karrierën e Toni Kroos si futbollist profesional.
Gjermani këtë titull e ka fituar plotë 5 herë në karrierën e tij dhe kështu ka tejkaluar rekordin që mbante me Cristiano Ronaldon (4 tituj), dhe tani është lojtari që e ka fituar më së shumti herë këtë titull në histori.
Kroos e fitoi këtë titull 1 herë me Bayernin dhe 4 herë me Real Madridin.