Përpara ndeshjes së nesërme në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Kashima Antlers, trajneri i Real Madridit Santiago Solari foli për pikëpamjen e tij në lidhje me vlerat e klubit kur u pyet nëse identifikohet më tepër me Jose Mourinhon apo Pep Guardiolan.
Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Manchester United ka ngjallur interes të madh nëpër të gjithë planetin, por Solari nuk preferoi të futet në këtë temë.
”Identifikohem me gjithçka që përfaqëson Real Madridi,” u përgjigj ai.
”Ne duhet të jemi një skuadër që dominon ndeshjet, sulmon, shkon për fitoren, shkon golat dhe nuk dorëzohet kurrë.”
”Për të arritur këtë duhet të punoni në shumë gjëra; taktike, teknike, fizike.”
Kur u pyet nëse dështimi në kupën e botës për klube do të kishte impakt në të ardhmen e tij, Argjentinasi ishte i qetë.
”Ndjej të njëjtën që kam ndjerë që kur erdha këtu si trajner dhe që kur erdha këtu si futbollist,” vazhdoi Solari.
”Kjo është të japësh çdo gjë në punën që bën për çdo ditë, kjo është pikëpamja ime për futbollin.”
Edhe një herë tjetër Solari u pyet për situatën e Iscos por ai nuk dëshiroi të diskutoje për këtë çështje.
”Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë po bëjnë 100% e tyre,” theksoi ai.
”Shumica e lojtarëve po punojnë në maksimum, po bëjnë më të mirën e tyre dhe janë shumë entuziazt për këtë kompeticion.”