Toni Kroos në një intervistë ka zbuluar se te Real Madridi ka shumë persona që i konsideron si miqtë e tij më të mirë, por me theks të veçantë e përmendi Lucas Vazquezin.
“Nuk është vetëm një i tillë, por për shembull Lucas Vázquez është një djalë shumë qesharak, kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”, deklaroi gjermani.
Kroos tash e sa vite jeton me familjen e tij në Spanjë, por jetesa në këtë shtet nuk e ka penguar aspak atë në praktimin e zakonit gjerman që darka me fëmijët të fillojë në orën 18:30.
Kroos këtë zakon tipik gjerman e krahasoi me atë spanjoll.
“Mendoj se spanjollët nuk e hanë darkë para orës 10 të natës”, tha 28 vjeçari.
Ndërkohë, mesfushori tha se një ditë normale, pa obligime sportive, e kalon me familjen e tij.
“Së bashku me gruan time, ne duhet t’i përgatisim fëmijët për në shkollë. Kjo është një ditë normale, të cilën e përdori pa një plan të veçantë. Vetëm dua të jem afër me njerëzit që i dua”, bëri të ditur Kroos.
Toni Kroos është i martuar Jessica Farberin, me të cilën ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.