Futbollisti i ardhshëm Madrilen, Rodrygo Goes ishte i pranishëm dje në Bernabeu ku ndoqi nga afër ndeshjen e ekipit ndaj Melillas në kuadër të Copa del Rey.
Nën shoqërimin e presidentit Perez, supertalenti Brazilian vizitoi për herë të parë Bernabeun, stadiumin ku do të luajë nga viti i ardhshëm.
Gjithashtu para ndeshjes ai mori një përshëndetje edhe nga bashkëkombasi i tij dhe bashkëlojtari i tij te kombëtarja e Braziliat, Vinicius Junior.
Për televizionin zyrtar të klubit, Rodrygo i tha fjalët e para si lojtar Madrilen: ”Faleminderit për këtë mikpritje, jam shumë i lumtur që kam pasur këtë pritje, është një ëndërr e fëmijërisë për të qenë këtu në Bernabeu. Jam shumë krenar që do të luaj me më të mirët e botës në klubin më të madh në botë. Vinicius më ka thënë gjërat më të mira të mundshme, sepse kur flasim për Madridin, mund të flasim për më të mirën.’‘,ishin fjalët e Brazilianit për Real Madrid TV.