Vinicius Junior sot shënoi golin e parë në Bernabeu me fanellën e ekipit në fitoren 6-1 ndaj Melillas. Braziliani e gjeti golin e parë në minutën e 75’të të ndeshjes dhe këtëgol e festoi me tifozët duke vallëzuar, si shumica e lojtarëve Brazilian që e praktikojnë këtë festim pas cdo goli.
”Jam shumë i lumtur për golin, në Brazil jemi të tillë. Askush nuk më ka thënë asgjë. Casemiro më tha se nëse shënoj do të më paguaj dicka, kështë që kam fituar.”, tha Vini pas fitores së sotme.
Vinicius gjithashtu vlerësoi praninë e Rodrygos në Bernabeu, bashkëkombasit të tij i cili është transferi i ri i klubit për vitin 2019. ‘‘Kam luajtur me të në kombëtare dhe jam i lumtur që është këtu. Eshtë një lojtar madhështor, që shënon gola dhe sigurisht se është i lumtur këtu.”
Krejt në fund, Brazilian shtoi: ”Jam i lumtur dhe dua të ndihmojë ekipin kur luaj dhe dua të fitoj shumë tituj.”