Santiago Solari nuk po rrezikon me Marcelon deri në rikuperimin e tij të plot. Tekniku Madrilen nuk e ftoi Brazilianin në ndeshjen e sotme ndaj Melillas që ekipi e fitoi me rezultat 6-1 në kuadër të ndeshjes kthyese në Copa del Rey.
Solari gjithashtu nuk dëshiron t’a ftojë Marcelon as ndaj Huescas të dielën në La Liga dhe po planifikon të startojë me Reguilon i cili bëri një paraqitje madhështore ndaj Valencias dhe po shihet mjaftë mirë se është përshtatur me lojën e ekipit.
Marcelo pritet të jetë i gatshëm 100% në ndeshjet e botërorit të Klubeve që ekipi do t’i zhvillojë në fund të këtij muaji dhe për këtë arsye trajneri nuk po i jep minuta para rikuperimit të tij të plotë.