Paulo Dybala është lojtari i Juventusit i cili po kërkohet nga Real Madridi.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Calciomercato.
Argjentinasi mund të transferohet në Bernabeu në merkaton e ardhshme verore.
Kostoja që Madrilenet duhet të paguajnë për shërbimet e tij kap shifrën e mbi 100 milionë eurove.
Juventusi dhe Real Madridi njihen për marrëdheniet e mira që kanë mes vete kur bëhet fjalë për transferimin e lojtarëve.
Shembull konkret për këtë është transferimi i Cristianos në Turin.