Gjatë konferencës për media përpara ndeshjes ndaj Valencias, trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka evituar të gjitha pyetjet që kanë patur subjekt Iscon.
Tensioni ndërmjet lojtarit dhe trajnerit vazhdon të rritet dhe nuk ka asnjë indikator që na tregon se Isco mund të startoje në ndeshjen e sotme, mund të qëndroje në stol apo të jetë jashtë ekipit ashtu siç ndodhi ndaj Romës.
”E konsideroj një subjekt të mbyllur dhe nuk mund t’ju kushtoj rëndësi spekulimeve tuaja,” tha ai përpara mediave.
”Skuadra është e ndërtuar me 24 profesionist dhe ata të gjithë punojnë.”
”Bëj atë që mendoj se është më e mira për çdokënd, jemi të gjithë të rëndësishëm sepse jemi të gjithë Real Madridi.”
Duket sikur finalja e Copa Libertadores do të luhet në Santiago Bernabeu dhe fituesi i kësaj ndeshje me shumë mundësi do të luaje me Real Madridin në kupën e botës për klube, por sidoqoftë, Solari beson se shkëlqimi i kësaj ndeshje është humbur pak pas ngjarjeve të ndodhura.
”Është nderë për Real Madridin të presë finalen dhe shpresoj që një stadium me historinë tonë do të ndihmoje një përfundim të mirë në këtë finale të vështirë,” vazhdoi Solari.
”Nuk mund të ndaloj së thëni arsyet që e sollën ndeshjen këtu dhe faktin që kjo ndeshje duhet të luhet në një kontinent tjetër ka thyer shumë zemra.”
”Është një shembull i keq për fëmijët, një turm. Për mua kjo ndeshje ka humbur kuptimin, është e vështirë për t’a thënë por është realiteti.”
”Shpresoj që Bernabeu të shërbeje për t’a bërë këtë finale ashtu siç duhet.”
Pas disfatës ndaj Eibar dhe problemeve me Iscon, ka shumë zëra në Madrid për momentin, por kjo nuk i pengon Solarit.
”Nuk lexoj gazetat,” shtoi ai.
”Lojtarët e mi janë të gjithë profesionist dhe që të gjithë punojnë shumë mirë.”
”Kemi disa lojtarë të rinjë por shumica e tyre janë të pjekur dhe unë nuk mendoj se ata jashtë klubit mund t’i shqetësojnë.”