Juventusi ka shfaqur edhe njëherë interesim për të transferuar në radhet e veta dyshen Madrilene, Marcelo dhe Isco.
Një lajm të tillë e ka plasuar në opinionin publik e përditshmja italiane, Tuttosport.
Sipas kësaj gazete Marcelo deshiron t`i thotë lamtumirë Real Madridit dhe të bashkohet te Juventusi me mikun e tij më të mirë, Cristiano Ronaldo.
Të njëjtin mendim si Marcelo e ka edhe bashkëlojtari i tij Isco, i cili sëfundmi ka prishur marrëdheniet me trajnerin e ri Madrilen, Santiago Solari.
Problemet mes Iscos dhe Solarit thuhet se nisën në ndeshjen ndaj Eibarit, me lojtarin që refuzoi t`i japë dorën trajnerit.
Kjo pastaj i kushtoi Iscos sepse Solari vendosi që të mos e ftojë fare në ndeshjen kundër Romës në Champions League.
Ndryshe, Juventusi në merkaton e kaluar verore bleu nga Real Madridi, Cristiano Ronaldon.