Sulmuesi më i mirë i Romas dhe rreziku kryesor nga sulmi i tyre, Edin Dzeko, mund të mungojë sonte ndaj Real Madridit në kuadër të ndeshjes së Champions League që do të zhvillohet në Olimpico.
Boshnjaku përfundoi stërvitjen e djeshme me probleme fizike dhe iu bashkua bashkëlojtarit të tij, Pellegrinit i cili gjithashtu është në dyshime për ndeshjen e sontme.
Roma gjithashtu nuk do të llogarisë në shërbimet e Pastores, Perottit dhe De Rossit të cilët nuk arritën të rikuperohen me kohë.