Santiago Solari u shfaq në konferencën për media në prag të ndeshjes Celta Vigo – Real Madrid. Tekniku diskutoi për tema të ndryshme, mes tjerash për Sergio Ramos, vazhdimësinë e tij, Balen, etj..
Gjëja më e mirë e ekipit në këto tre ndeshje: ”Serioziteti, organizimi, kompromisi dhe uria për të shënuar golin.. Duhet të tentojmë t’a përsërisim këtë gjithmonë.”
Kritikat për Ramos: ”Kapiteni ynë është i sinqertë dhe i guximshëm. Të gjithë që luajmë futbollë e dimë se ky sport është sporti i kontakteve, sport i ritmit të lartë, janë aksione që janë pjesë e kësaj loje. Askush nuk dëshiron t’i shkaktoje ndonjë frakturë dikujt. Për aq më pak tre herë, ai e di mirë se çfarë është. Nuk kishte ndonjë qëllim të keq, ky është sporti i kontakteve. Askush nuk e ka thyer hundën më shumë se Ramos.”
Për ndeshjen e katërt: ”Tre pikë shumë të rëndësishme, një ndeshje shumë e komplikuar ndaj një rivali që di t’i bëje gjërat mirë. Duhet të jemi shumë serioz për të nxjerë gjëra të mira. I shoh lojtarët me dëshirën për të fituar. Luajmë sëbashku, çdonjëri ka funksionin e tij në klub dhe është i përkushtuar që të shkoje mirë.”
Minuta për të gjithë tani dhe pse nuk ndodhte më përpara: ”Nuk e di pse më përpara nuk kishin këto minuta. Odriozola dhe Reguilon kanë bërë shumë mirë, njëjtë si gjithë të tjerët. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Real Madridi. Të gjithë e dinë peshën e fanellës.”
Real Madridi i tij dikur dhe ky që drejton tani: ”Dhomat e zhveshjes janë të mbushur me futbollist, me njerëz me iluzion, dëshira për të fituar nuk ndryshon kurrë, ky kontakt me lojën nuk ndryshon kurrë. Dëshirojnë të fitojnë dhe për këtë duhen bërë shumë gjëra, niveli kompetitiv nuk mund t’a përshkruaj unë tani.”
Bale në krahë të djathtë apo në të majtë: ”Më pëlqen në të gjitha pozitat, ka aftësi për të luajtur në krahë, si mesfushor sulmues, si sulmues qendre si në ndeshjen e fundit dhe madje edhe si mbrojtës i majtë. Ajo që duhet të bëje është t’a haje fushën sa herë që del në të, njëjtë siç bëri në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen.”
Isco dhe dy zëvendësimet e fundit që i ka marë: ”I dimë kualitetet e Iscos dhe e dimë se sa i veçantë është. Po stërvitet për t’u rikthyer në top. Ka dalë nga një operacion delikat dhe nuk është e lehtë, por po stërvitet si të gjithë. Të gjithë që kemi qenë lojtar e dimë se bëhet fjalë për stërvitje të nivelit maksimal dhe të qenit në maksimumin tënd. Kur formacionet dalin dhe trajneri duhet të vendosë, lojtarët e kanë shumë të qartë. Nuk e di se si e ka marë, supozoj se e ka marë me profesionalitet.”
Ndjenë admirimin e lojtarëve: ”Kuptohet që ndjej kompromisin dhe seriozitetin që ata vendosin në çdo ndeshje dhe koj është e njëjta që duhet të bëjmë në ndeshjen e nesërme.”
Ndryshimet e lojtarëve në stol me të në drejtim: ”Do t’u japim shansin të gjithëve, por ajo që nuk duhet të bëje kurrë një lojtar është të nënvlerësoje rivalin. Të gjitha ndeshjet janë për t’u luajtur dhe në të gjitha ka shumë gjëra të mira për t’i fituar, nuk ka rëndësi se çfarë kemi bërë deri në këtë moment.”
Keylor dhe zëvendësimi i tij: ”Kam folur me të dhe nuk mund t’ju them se çfarë kemi biseduar në privat. Është një zotëri ashtu siç thash dhe atë ditë, për më tepër, një burrë i fortë dhe një njeri fetar. Shumë i dashur në skuadër, ata e dinë se sa punon ai.”
Si e imagjinon ndeshjen e nesërme: ”Të vështirë.”
Një triumf larg për të hequr statusin ‘i përkohshëm’: ”Çdo ndeshje është vendimtare për shumë gjëra. Duhet të sforcohemi për ndeshjen e rradhës por roli ynë nuk është më shumë se kaq. Duhet të përballemi në maksimumin tonë në çdo ndeshje.”
Liri për lojtarët apo disiplinë: ”Ideja ime është të bëj më të mirën e mundëshme, e kam të qartë që futbolli u përket lojtarëve dhe kështu do të jetë gjithmonë.”