Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i ka kërkuar falje lojtarit të Viktoria Plzenit, Milan Halev, për goditjen që ia bëri me bërryl në hundë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma.
Pikërisht si pasojë e kësaj goditje Halev pësoi gjakderdhje, që e detyroi të largohet nga fusha disa minuta më vonë.
Kërkim faljen e Ramos-it, për atë çka ndodhi, e konfirmoi agjenti i lojtarit në fjalë.
“Ramos ishte i jashtëzakonshëm kur arriti në zvheshtore për të kërkuar Milanin që t`i kërkonte falje personalisht. Milani në atë kohë ishte në spital, kështu që Ramos kërkoi numrin e tij”, tha agjenti i Halevit.
Agjenti thotë se Ramos pasi mori numrin e telefonit të Halev, i dërgoi atij një mesazh për t`i kërkuar falje.
“Ky është futbolli. Ka gjithmonë një rrezik në këtë lloj gjëje”, deklaroi agjenti i Halevit.