5 golat e pësuar nga Barcelona i dhanë fund epokës së Julen Lopeteguit tek Real Madridi, por 5 golat që skuadra shënoi ndaj Viktoria Plzen e kanë afruar Santiago Solarin akoma më tepër për të siguruar pozitën si trajner i plotë i Real Madridit.
Skuadra është rikthyer drejt rrugës së fitoreve dhe ka përmirësuar ndjeshëm lojën në përgjithësi por golat e shënuar kanë shmangur çdo dyshim për vlerat e teknikut Argjentinas.
‘Manita’ që Real Madridi menaxhoi ndaj Çekëve të Mërkurën mbrëma ka qetësuar nervat përpara portës.
Në ndeshjen e kaluara, Real Madridi krijonte shanse për të shënuar por ishte jo-efektiv në fazën finale, ndërsa mbrëmjen e kaluar ekipi u rikthye në versionin më të mirë përpara portës, në një ndeshje ku lojtarët nuk luajtën edhe futollin e tyre më të mirë.
Ndonëse kishte rrezik përballë portës së Thibaut Courtois, golat e hershëm të shënuar në pjesën e parë dhe më pas në pjesën e dytë, bënë që Real Madridi të kishte shumicën e ndeshjes në kontroll.
Solari është duke marë vendimet e duhura dhe teksa rezultatet shkojnë në favor të tij, shanset që ai të mbetet në krye të skuadrës po rriten çdo ditë.
Hierarkia e klubit është e lumtur me përmirësimin e skuadrës si në aspektin e rezultateve ashtu edhe në atë të performancës dhe përpara një testi përfundimtar ndaj Celta Vigos këtë të Diel, preferenca e klubit është që Argjentinasi të qëndroje në pozitën e trajnerit përgjatë gjithë sezonit.
Florentino Perez gjithmonë ka besuar tek Solari por tani lojtarët janë duke e dëshmuar në fushë që ai mund të jetë njeriu i duhur për t’a çuar Real Madridin përpara, të paktën në të ardhmen e afërt.