Thibaut Courtois dhe Vinicus Jr janë 2 lojtarët të cilët nuk kanë debutuar ende me Real Madridin në Champions League, por që pritet ta bëjnë këtë gjë sonte ndaj Viktoria Plzenit.
Courtois, nuk pati mundesinë të shijojë minuta në Champions League, sepse ish-trajneri Lopetegui kishte vendosur që Navas të jetë ai i cili do të luajë në të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni.
Njëjtë tekniku Madrilen kishte vepruar edhe me belgun, veçse ky do t`i luante të gjitha ndeshjet që zhvilloheshin në La Liga.
Santiago Solari, edhe pse në konferencë për media nuk pranoi të flet publikisht nëse do të startojë me Navasin apo Courtoisin, duket sikur ka ndarë mendjen që të fillojë me këtë të fundin në portë.
Në anën tjetër, Vinicius ka pasur tashmë minuta në La Liga dhe Copa del Rey, por ende nuk ka pasur një shans në Champions League.
Por ky kurs mund të ndryshojë sonte ndaj Viktoria Plzenit. Kjo për faktin se braziliani ka fituar më shumë minuta me ardhjen e trajnerit të ri, Santiago Solari.
Gjatë kohës sa Julen Lopetegui ishte trajner, Vinicus Jr luajti gjithsej dymbëdhjetë minuta, të ndara gjithashtu në dy ndeshje të ndryshme.
Ndërsa me ardhjen argjentinasit, braziliani tashmë numëron mbi 100 minuta të luajtura.