Teksa kriza sportive vazhdon të jetë evidente tek Real Madridi me rezultate të dobëta dhe performanca të tilla që sollën edhe shkarimin e Julen Lopeteguit, diçka e ngjajshme nuk ka ndikuar në të gjitha aspektet e klubit, veçanërisht në atë komercial, me brendin që është më i fortë se kurrë më parë.
Buxheti 2017/18 prej 751 milion eurosh u aprovua nga anëtarët e përgjithshëm të klubit, apo ndryshe thënë, 11% më tepër se sa vitin e kaluar.
Aspekti komercial pati një rritje të jashtëzakonshme prej 16% apo 297 milion euro dhe indikacionet janë që përfitimet do të rriten deri në 305.24 milion euro këtë sezon. Sponsorët dhe të drejtat televizive janë burimet kryesore që gjenerojnë rreth 239.68 milion euro, një rritje prej 18.2% nga vitet e shkuara.
Kur Florentino Perez foli përpara tifozëve për këtë periudhë historike në të cilën kalon klubi si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik dhe përpara se të shtynte për ri-modelimin e Santiago Bernabeut që do të kushtoje 575 milion euro, ai kishte një marëveshje të arritur.
Dhe kjo marëveshje ishte rinovimi i kontratës me Adidas që është fare pranë për t’u nënshkruar dhe që ka një shifër historike: 1,100 milion euro në 10 vitet e ardhshme. Kjo është marëveshja e të gjitha marëveshjeve, kontrata e shekullit. Bluza e Real Madridit do të jetë më e shtrenjta në botë dhe marka e Real Madridit do të jetë më e larta nëpër të gjithë botën.
Me një të ardhur të garantuar prej 110 milion euro çdo vit dhe një tjetër shumë të shtuar në formën e bonuseve varësisht nga arritjet e skuadrës, mund të shohin klubin teksa kap shifrën 150 milion euro në sezon, e që ndryshe thënë, do të ishte dyfishi i asaj që përfiton aktualisht Real Madridi nga kompania Gjermane (52 milion euro).
Për t’a vendosur në perspektivë dhe për t’a krahasuar me Nike në NBA – kompania Amerikane është sponsor i të gjitha 21 skuadrave në NBA për 1,000m dollar gjatë këtyre 8 viteve të fundit. Me fjalë të tjera 125 milion dollarët e Nike apo 110 milion eurot në sezon që shpenzon për 21 skuadrat në NBA, janë po aq sa Adidas do t’i paguaje Real Madridit për vetëm një vit.
Një tjetër sponzor nga 16 gjigandët që Real Madridi posedon, Fly Emirates, mbylli marëveshjen në Shtatorin e vitit 2017 për shumën e 70 milion eurove në vit e që është shumë më tepër se 55 milionët që Rakuten paguan Barcelonën dhe Chevrolet Manchester Unitedin.
Marëdhënia ndërmjet Adidas dhe Real Madridit daton që nga viti 1998 edhe pse për të parën herë që klubi veshi bluzat e Adidas ishte viti 1981. Në fakt, klubi mbajti veshur Adidas prej viteve 1981 deri në vitin 1986 përpara se të ndryshonte në Hummel (1986-1994) dhe Kelme (1994 – 1998).
Departamenti i marketingut të klubit ka punuar për vite të tëra me Adidas për të arritur një marëveshje të tillë dhe ndonjëherë ka patur opinione shumë të ndryshme ndërmjet palëve. Real Madridi ndjeu sikur niveli i lojës që po tregonin nuk reflektonte me marëveshjen e shkuar, e që daton prej 10 viteve më parë. Klubi u pozicionua fuqishëm veçanërisht pas triumfeve në Champions League, diçka që e solli situatën krejtësisht në favorin e Real Madridit.
Një demonstrim se sa gjatë kanë shkuar negociatat është që në Maj të vitit të kaluar Der Spiegel në bashkëpunim me Football Leaks zbuluan një marëveshje ndërmjet Adidas dhe Real Madridit nga Janari i vitit 2016.
Në atë dokument, kushtet e vendosura për marëveshjen ishin 70 milion euro dhe minimumi një 30 milion tjetër për komercializëm, duke korresponduar kështu me 22.5% të shitjeve neto nga produktet e Real Madridit.
Ky detaj ishte i rëndësishëm sepse i referohet pikëpyetjes më të madhe që flitet zakonisht në opinion: Nga 100 eurot e paguara për një bluzë, vetëm 22.5% shkojnë tek klubi.
Në kontratën 150 faqe, përfshihej gjithçka dhe madje edhe rrëzimi nga kategoria (në rast të të cilit përfitimet do të binin në 65 milion euro), bonuset e ndryshme nga titujt e fituar, etj. Nëse Real Madridi fiton kampionatin brenda periudhës 2015-19, do të përfitonte nga Adidas një bonus prej 2.5 milion euro ndërsa ky bonus do të rritej në 3.5 milion euro nga vitet 2020-24. Triumfi në Champions League do të kishte një bonus ekstra prej 5 milion eurosh deri në vitin 2019 dhe do të shkonte deri në 7 milion euro nga viti 2020.
Brande të tjera si Nike dhe Under Armour poashtu ishin të interesuara për të arritur një marëveshje me Real Madridin në tentim për të mposhtur konkurrencën e Adidas por kompania Gjermane do të bënte gjithmonë çdo gjë të mundëshme që të mbante kontratën me Real Madridin.
Në kohët e fundit ka patur ndryshime si Arsenal që lëvizi nga Puma tek Adidas dhe thashetheme që Manchester City mund të ndryshonte nga Nike në Puma.
Kur kjo marëveshje të vendoset në praktikë, Real Madridi do të tejkaloje Manchester United si klubi që përfiton më së shumti nga kompanitë e veshmbathjeve – aktualisht United përfiton 85 milion euro nga Nike.
Në Maj të vitit 2016, Barcelona rinovoi kontratën me Nike për 105 milion euro në 10 vitet e ardhshme dhe mundësinë për të rritur këtë shifër deri në 155 milion euro, por në realitet është vetëm 83 milion. Klubi Katalan zakonisht i fryen numrat vetëm për të qenë në vendet e para në listën e klubeve që përfitojnë më së shumti, ndonëse diçka e tillë nuk ekziston në realitet.