Sergio Ramos mori pjesë në zonën e konferencave për shtyp pas fitores së djeshme ndaj Valladolidit me rezultat 2-0 në Bernabeu. Kapiteni pas ndeshjes tha këto fjalë:
”Në këto moment është e rëndësishme të jeni të qetë. Shikoni se si kalojnë minutat, koha kalon dhe rezultati nuk arrinte, por jemi krenar që ekipi luftonte dhe në fund mori një rezultat pozitiv.”
”Kur gjërat nuk vijnë duhet të mbani qetësi, këmbëngulje në sakrificë. Kemi pasur një rival që luan futboll shumë të mirë dhe në një skenar të ndërlikuar për shkak të ecurisë që kemi kaluar, për shkak të ndryshimit të trajnerit. E kuptojmë ndjenjën e tifozëve. Sot pas golit të parë u rikthye besimi që na nevojitej dhe rezultati i bën njerëzit të besojnë përsëri tek ne.”
Festimi i golit
”Eshtë krenari dhe dinjitet. Kam qenë këtu për shumë vite. Duhet të kesh respekt maksimal, dëshiroj t’ia dedikoj atë vëllaut tim, i cili është i sëmurë në shtrat.”