Nëse trajneri italian Antonio Conte vjen në krye të Real Madridit, ai do të kërkojë nga këta të fundit që të transferojnë dy lojtarët argjentinas: Icardi e Otamendi.
Kjo kerkesë e Contes madje do të duhet të realizohet që në merkaton e janarit.
I pari, Icardi, i plotëson të gjitha kriteret për të qenë lojtar i Real Madridit, por jo edhe Otamendi i cili tashmë ka mbi 30 vjet.
E vendin e Otamendit në listë pritet ta zë mbrojtësi i Espanyolit, Mario Hermoso.