Kapiteni Sergio Ramos dje shënoi një penallti në stilin Panenka dhe këtë gol ia dedikoi vëllaut të tij duke festuar me një stil më ndryshe se herave tjera.
”Festimi i golit? Ishte një shfaqje krenarie dhe dinjiteti. Kam qenë këtu prej vitesh, dhe gjithmonë duhet të tregosh respekt. Ia dedikova atë vëllaut tim, i cili është në shtrat, i sëmurë.”, ishin fjalët e kapitenit Madrilen pas ndeshjes rreth festimit të vecantë që bëri pas golit të djeshëm.