Ekipi u rikthye tek fitorja në La Liga ditën e djeshme ku mposhti Valladolidin me rezultat 2-0 pas autogolit të Kiko Olivas që u nxit nga Vinicius dhe një penalltie të shënuar nga Sergio Ramos.
Santiago Solari ishte i vendosur për t’i marë tre pikët, duke bërë edhe disa zëvendësime të sakta, përfshirë futjen në lojë të Vinicius.
Në konferencën pas ndeshjes, Argjentinasi zbuloi se çfarë i kishte thënë 18 vjeçarit përpara se t’a fuste në fushë në vendin e Marco Asensios.
”I thash të jetë i qartë dhe t’i marë kundërshtarët përpara ashtu siç e ka specialitet,” u shpreh Solari.
”I thash poashtu të mbroje, diçka që duhet t’ia thuash një lojtari si ai.”
Solari i ka dhënë hapësirë supertalentit Brazilian në dy ndeshjet e tij të para si trajner i ekipit dhe gjithashtu ishte pjesë e vazhdueshme e ekipit të tij sa ishte trajner i Castillas.