Sergio Ramos dje u vërshëllua me thirrje nga tifozët Madrilen në Bernabeu për shkak të formës së dobët që ka kaluar ekipi në muajin e fundit nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit.
Në minutën e 87’të të ndeshjes së djeshme ndaj Valladolidit kur Benzema fitoi penallti, tifozët Madrilen filluan të brohorisnin emrin e Vinicius JR për t’a goditur penalltinë i cili 4 minuta para penalltisë nxiti një autogol që i solli epërsinë ekipit 1-0.
Vinicius, Vinicius, ishin thirrjet e tifozët dhe kur kapiteni Ramos mori topin për t’a goditur penalltinë ata filluan t’a vërshëllenin.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga kjo prapaskenë e ndeshjes së djeshme: