Futbolli është shpesh, nëse jo gjithmonë, edhe shprehja e disponimit të lojtarëve. Real Madridi mund të jap besim të mirë për këtë pasi shumica e lojtarëve ishin kampion Europe vetëm 5 muaj më parë por tani nuk janë në gjendje të mposhtin të gjithë rivalët që gjenden përball tyre. Futbolli trishtues i ekipit mori fund kur një Vinicius i tillë është i vendosur për t’a rikthyer situatën në favor të tij, me gëzim dhe ndershmëri, dicka që nuk e bënte Bale në fushë dhe kur u largua u vërshëllye nga tifozët.
Braziliani është gëzim, shpejtësi, dhe sidomos dëshira për të ngrënë botën. Uellsiani nga ana tjetër, përfaqëson ende atë Real Madrid të trishtuar, që deri në inkuadrimin e Vinicius JR, ishte i humbur, pa asnjë energji dhe pa gëzim. Bale po kalon në versionin e tij më të keq, transmeton një pasiguri në trupin e tij që e pengon atë të tregojë futbollin që po luan brenda.
Situata u bë edhe më e rrezikshme. Nuk ishte lehtë për Vinicius. Të hyjë në fushë me vetëm 20 minuta dhe me vërshëllima të tifozëve pas formës së dobët të ekipit. Kjo nuk kishte rëndësi për të dhe në rastin e parë menjëhërë kërkoi golin, të cilin e gjeti pas disa minutave pas shumë kërkimeve.
Santiago Solari kishte nevojë për gëzimin e tij, lëvizjet e tij. Ai i tha atë në veshin e Brazilianit pastaj i bërtiti nga stoli. Dhe ishte që Vinicius të kërkojë golin ndaj Valladolidit. Në rastin e parë i tregoi të gjithëve se është mbushësi i baterive të ekipit, goditja dhe guximi, ajo që kishte nevojë më së shumti ekipi. Ndonjëherë lojtarët këmbëngulin të kundërtën por ndeshja fitohet në fushë dhe në qoftë se nuk e hapni atë, atëherë është edhe me keq. Vinicius ishte i pari që e kishte mundësinë, hyri në fushë dhe me dëshirë të fitores dhe golit.
Prania e Vinicius në fushë ngriu frymën e tifozëve që vazhdonin të vërshëllenin lojtarët më shumë sesa t’a mbështesin atë. Ata prisnin dicka nga braziliani dhe Vinicius nuk gaboi. Besimi që ai ka tani ndaj Solarit ka qenë vendimtar për sulmuesin që të tregojë se sa vlen. Së paku trajneri i cili di mjaftueshëm për psikologjinë dhe zhveshtoret, nuk dëshironte që Vinicius të zëvëndësohej me Bale por priti dy minuta pas largimit të Uellsianit për t’a inkuadruar Brazilianin.