Real Madridi më në fund gjeti fitoren në La Liga falë një auto-goli të Kiko Olivas që u nxit nga Vinicius dhe një penalltie të shënuar nga Sergio Ramos.
Santiago Solari ishte i vendosur për t’i marë tre pikët, duke bërë edhe disa zëvendësime të sakta, përfshirë futjen në lojë të Vinicius.
Në konferencën pas ndeshjes, Argjentinasi zbuloi se çfarë i kishte thënë 18 vjeçarit përpara se t’a fuste në fushë në vendin e Marco Asensios.
”I thash të jetë i qartë dhe t’i marë kundërshtarët përpara ashtu siç e ka specialitet,” u shpreh Solari.
”I thash poashtu të mbroje, diçka që duhet t’ia thuash një lojtari si ai.”
I pyetur për presionin nga jashtë për të luajtur Vinicius dhe për t’i dhënë atij më tepër minuta, Solari potencoi që nuk mendon për faktorët e jashtëm.
”Futbollistët dhe njerëzit në futboll nuk mund të luftojnë atë që thuhet jashtë,” u shpreh tekniku.
”Është fantastike që njerëzit janë të entuziazmuar. Evoulimi i një lojtari bëhet me kohën. Me cilëstië dhe difektet, ai është një tjetër lojtar në skuadrën tonë.”
Trajneri më pas u fokusua në fitoren e arritur.
”Kishim nevojë të fitonim.’
”Nuk mund të dalësh nga momente të vështira me fitore të lehta dhe kjo ishte një fitore e shumë-luftuar ndaj një kundërshtari të vështirë.”
”Ishte një ndeshje serioze ku ne ishim të drejtëpërdrejtë dhe luftuam deri në fund.”
”Do më pëlqente të fitoja 7-0 me tre gola të shënuar në stilin roveshatë, por futbolli nuk është i lehtë.”
”Ka momente të mira ku ka lojë të mirë dhe gjithçka shkon siç duhet, ndërsa poashtu ka edhe momente të vështira ku duhet të kesh organizim, një shpirt garues dhe seriozitet.”
Solari poashtu u pyet për vërshëllimat drejtuar Gareth Bale kur Uellsiani u zëvendësua.
”Njerëzit e shprehin vetveten në momente të caktuara,” replikoi tekniku.
”Ai do të shënoje golat një herë tjetër dhe tifozët do të festojnë sëbashku me të.”
”Puna e Bales, Asensios dhe Casemiros ishte po aq e rëndësishme sa e Vinicius, Vazquez dhe Isco sepse ndeshja zgjat 90 minuta.”
”Është e vërtetë që zëvendësimet i dhanë freski ekipit, por kishte shumë punë përpara se të arrinim aty.”
”Janë 24 lojtar që lëvizin si një skuadër. Ata nuk janë fëmijë, janë lojtar shumë të pjekur.”
Së fundmi, i pyetur nëse u largua nga ndeshja me ndonjë ndjenjë specifike nga debutimi i tij në shtëpi, tekniku shpjegoi që kjo situatë është normale për të.
”Kam më tepër se 9 vjet në këtë klub, kam kaluar nëpër shumë faza dhe gjithçka më duket normale.”