Ekipi sot zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Valladolidit me fillim në ora 16:15 në Bernabeu.
Me Solarin në krye para ndeshjes së dytë nën udhëheqjen e tij, ekipi përfundoi me sukses përgatitjet para debutimit me argjentinasin në La Liga.
Gjatë stërvitjes së sotme u vërejt koncentrimi i madh i lojtarëve dhe në disa minuta praktikuan edhe golin nga krosimet. Nga krosimet e Odriozolas, arritën që të shënonin disa supergola. Ramos, Modric dhe Vinicius ishin 3 lojtarët që shënuan supergola në stilin gërshërë.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër:
⚽👏 A Round of applause for these #RMCity GOLAZOS! Which is YOUR favourite?
🇪🇸 @SergioRamos
🇭🇷 @lukamodric10
🇧🇷 @vini11Oficial pic.twitter.com/GfMr3aYG9C— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) November 2, 2018