Rezultatet e sondazhit nga ana e Marcas në lidhje se kush duhet t’a marrë përsipër rolin e Lopeteguit në Real Madrid janë shumë të qarta.
20 trajnerë, të cilët aktualisht janë në dispozicion, u përfshinë në anketën e të përditshmes madrilene dhe ish-mesfushori i Los Blancos doli në krye me 38,600 vota.
Pas tij, në vendin e dytë u pozicionua Jupp Heynckes, me 22,000 vota.
Tre vendet e para përfunduan me Michel, për të cilin votuan 15,400 që dëshironin t’a shihnin atë në stolin e Santiago Bernabeus.
Pas tij u rradhitën edhe trajnerët si Vicente del Bosque me 14,500 vota, Michael Laudrup me 12,300 dhe Paco Jemez në vendin e gjashtë me 11,400 vota.