Ish presidenti i UEFA-s, Michel Platini nuk dëshironte që të mos ishte pjesë e mendimeve se kush duhet të jetë fituesi i Topit të Artë për këtë vit, cmim që do të dhurohet më 3 dhjetor.
Francezi tha se kandidati kryesor sipas tij duhet të jetë Raphaël Varane i cili ka fituar me ekipin dhe kombëtaren e tij këtë vit.
”Ka vetëm një lojtar që ka fituar Championsin dhe botërorin dhe quhet Varane. Ai është një lojtar i shkëlqyer, shumë i mirë. Unë do të kisha votuar për të. Rezultatet janë e vetmja gjë objektive, cdo gjë tjetër është subjektive. Mund të themi edhe Griezmann, Mbappe, Modric, por i vetmi që ka fituar këtë vit është Raphaël Varane.”, ishin fjalët e Platini për Radio Montecarlo.
Më tutje ai përmendi vitin 2006 kur Cannavaro fitoi Topin e Artë edhe pse ishte mbrojtës: ‘‘Mos harroni se në vitin 2006 ishte një mbrojtës Fabio Cannavaro ai i cili fitoi Topin e Artë pas suksesit me Italinë.”