Mesfushori kroat Mateo Kovacic i cili është i huazuar në Chelsea nuk është i qartë kur flet për të ardhmen e tij por ai pranon se është i lumtur në Londër.
”Eshtë shumë herët për këto pyetje, jam këtu dhe shumë i lumtur. Po luaj rregullisht dhe kjo është mirë, jam pak i lodhur. Nuk jam mësuar të luaj 3 apo 4 ndeshje radhazi dhe këtu futbolli është më i vështirë.’‘, tha Kovacic në një eveniment në Evening Standard.
Megjithëse reagimi i tij ishte i fshehtë, Kovacic pranoi se është përshtatur shumë mirë me jetën në Londër: ‘‘Kemi një ekip të madh, tifozë të mëdhenj dhe qyteti është i bukur. Më pëlqen shumë këtu. Dua t’a gëzojë qytetin dhe ende nuk e kam parë maksimumin. Me të vërtetë dua të di më shumë këtu. Jam duke e shijuar atë. Gjëja më interesante që kam parë deri më tani këtu është stadiumi. Familja ime po shijon kohën këtu dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua në fund.’‘
Rikujtojmë se ende nuk dihet nëse në kontratën e huazimit të Kovacic ekziston një mundësi e blerjes së tij nga Chelsea por Maurizio Sarri dhe klubi Londinez do të ishin të lumtur që ta kenë atë edhe pas verës së vitit 2019, kur i skadon afati i huazimit nga Madridi. Fati i tij varet nga drejtuesit e klubit Madrilen.